Pas votimit të publikut, i cili i jep të drejtë Hajries për konfliktin me të shoqin në “Shihemi në Gjyq’, Qerimi ka një tjetër deklaratë. 78-vjeçari thotë në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan se prej një viti e gjysmë mes tij dhe të shoqes nuk ka intimitet.
Qerim: Çështë ai që tregon të drejtën kur je në ballafaqim? Po ka një vit e ca s’më afrohet fare, unë në kat të parë, ajo në të dytë.
Ardit Gjebrea: Çfarë mo? Qerim: Nuk fle me mua. Unë në kat të parë, ajo shkon në të dytë. Ardit Gjebrea: O Qerim, unë kujtova se the nuk flet, po ti e paske nuk fle. Po pse?
Qerim: Po s’do, ku di unë ç’mendje ka. Unë prandaj e kam thirrur këtu, të tregojë të drejtat të tëra. Në fund, Qerimi i kërkon të shoqes që të paktën të flenë pranë, por prej saj nuk ka një reagim konkret.
Qerimi e aku zon Hajrien, bashkëshorten e tij për tradhti, por bëhet fjalë për fshehjen e disa gjërave prej tij dhe jo një akti të mirëfilltë. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan sqarohet se çifti i të moshuarve ka një problem me fqinjin. Fqinji, Astriti, ngacmon vazhdimisht Hajrien dhe e kërcënon, ndërsa ajo nuk i ka treguar Qerimit.