Bora Zemani është bërë pjesë e trendeve të ‘Tik Tok’. Në një video ajo imiton një fëmijë të vogël që thotë se ka një të dashur.
‘Unë kam të dashur… ke ke të dashur ti… atë shoqen’– thotë Bora. Nuk dihet nëse kjo video nënkupton se moderatorja do të tregojë se po,
ka një person në jetën e saj, duke lënë pas historinë me Donald Veshajn apo është thjesht video për trendet në aplikacionin e videove.
Prezantuesja e njohur Bora Zemani ka treguar shpesh për lidhjen e saj të ngushtë me të birin, i cili tashmë është rritur dhe është bërë një vogëlush 7 vjeçar.
Së fundmi Bora ka publikuar një video në Tik Tok dhe Instagram ku ka provokuar ndjekësit e saj, duke thënë se është shtatzënë.
Në një video ajo shfaqet me barkun e madh, por pastaj zbulon se në fakt bebi është Arbori. “Sa barku i madh. Jam shtatzënë”, tha moderatorja. “Me një beb të madh”, tha vogëlushi, i cili nxori më pas kokën nga bluza duke qeshur.