Të premtën bëhet i ditur fituesi i “Big Brother VIP”. Njëri nga katër finalistët do të shpallet fitues i çmimit kryesor , ndërsa tre të tjerët do të fitojnë nga 10 mijë euro.
Donaldi, Beniada, Iliri dhe Einxhel janë katër banorët që po “luftojnë” për çmimin kryesor. E gjatë kësaj jave publiku është duke votuar për të preferuarin e tyre.
Madje ata po marrin mbështetje të madhe edhe nga fytyra publike të njohura. Televotimi me pyetjen ‘Kush doni të jetë fitues’ ka nisur fuqishëm.
Së fundmi, një punonjës i një Call Center-i ka denoncuar në rrjetet sociale, se pronari po i mbush telefonat dhe po i detyron të votojnë për Donaldin.
Duke publikuar edhe telefonin me votat e dërguara për Donaldin, ai rrëfen se pronari është miku i ngushtë i Romeos.
Kjo bisedë është publikuar në një nga faqet në Instagram, “Vipat e Bllokut”, po ashtu edhe në shume fanpage që mbështesin Ilir Shaqirin.