Në një video të publikuar në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, bën të ditur se bluzat e bardha do të ketë një rritje page me 40%.
Deklarata e Ramë erdhi pasi inspektoi punimet për spitalin e ri të fëmijëve, që sipas tij do t’i shtohet zinxhirit të trans formimit të QSUT.
“Sot kemi publikimin e masës që do të marrim për pagat, që pritet të fillojë nga 1 janari ku do të përfshihen në ligjin e ri të buxhetit. Të gjithë bluzave të bardha do ua rrisim 40% pagat. Nuk është pak”, u shpreh kryeministri Rama ndërsa reagoi me batutë me një nga mjeket që ishte prezente: Do e kesh rrogën si unë shefe”, tha Rama.