Lajme

E ka një këmbë më të shëndoshë se tjetra, 19-vjeçarja: Ma bëjnë me gisht në rrugë, e pyes çfarë nuk shkon me ty

Një adoleshente britanike përballet me komentet e vrazhda të të panjohurve në rrugë, për shkak të një problemi fizik nga i cili vuan.

Didi Okoh, 19 vjeçe, vuan nga li mfedema, një gjendje e rrallë mjekësore ku lëngu grumbullohet në indin e këmbës së saj të majtë, duke shkaktuar ënjtje të rëndë.

“Njerëzit shpesh ndalojnë dhe shikojnë këmbët e mia”, – tha Okoh për South Ëest News Service në një intervistë të dhënë të hënën. “Disa madje vijnë direkt tek unë dhe më pyesin se çfarë nuk shkon me mua. Më ndaloi një grua në rrugë dhe më tha se duhet të falem”.

Okoh u diagnostikua për herë të parë me këtë gjendje të rrallë kur ishte vetëm 13 vjeçe, pasi vuri re se këmba e saj e majtë ishte rritur në 1½ herë më shumë se madhësia e këmbës së saj të djathtë.

Limfedema mund të ndodhë pa një arsye të qartë dhe shpesh është një gjendje afatgjatë ose kronike, sipas Mayo Clinic.

Okoh ka jetuar me këmbën e zmadhuar për gjashtë vitet e fundit dhe ishte subjekt i bul lizmit gjatë shkollës së mesme, me shokët e klasës që e quanin “këmba e trungut të pemës”. Vajza e re, e cila tani është në kolegj, mendoi se fyerjet do të ndaleshin kur ajo të rritej, por disa kalimtarë thjesht nuk njohin kufij.

MË TË LEXUARAT

To Top