Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale projektin e fundit kinematografik.
Destani do të luajë krah yjeve me famë botërore si Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.
“Shikojeni trajlerin e filmit tim më të fundit ‘Traileri i kthyer”. Yjet e filmit janë aktorët Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Ishte një nder të aktroje krah këtyre zotërinjve. Linku në bio”, ka shkruar Blerimi krah postimit.