Lajme

E ka shpallur Putin agjente/ Ylli i televizionit rus është për lirinë e Ukrainës

Natalya Sindeyeva, themeluesja e televizionit Dozhd, luftoi deri në fund, por stacioni i saj televiziv është mbyllur – tani për tani, shkruan Tim Adams.

Dy të dielave më parë shkrova në Observer për stacionin e fundit televiziv të pavarur rus, Dozhd (“TV Rain”) dhe shpirtin e papërmbajtshëm të Natalya Sindeyeva, gruas që ishte pioniere dhe e drejtoi atë.

Mbajtja e stacionit në jetë i kishte kushtuar Sindeyeva-s shtëpinë dhe martesën e saj, shëndetin dhe sigurinë e saj.

Një duzinë vjet më parë, kur ajo e hapi Dozhdin, ajo kishte qenë një personazh i famshëm rus, një “mbretëreshë vallëzimi” e qarkut elitar të festave të Moskës, tani fotografia e saj është postuar në qoshet e rrugëve si një “a gjente e huaj”.

Përpjekjet sfiduese të televizionit Dozhd për të qëndruar në transmetim dhe për të vazhduar të raportojë të vërtetën në Rusi, pavarësisht frikësimeve dhe sanksioneve prej vitesh nga Kremlini, ishin subjekt i një dokumentari frymëzues me titull: “F@ck this job (Tango me Putin)” të realizuar nga Vera Krichevskaya me seli në Londër, që u publikua në Angli javën e kaluar dhe u transmetua në BBC.

MË TË LEXUARAT

To Top