Këngëtarja Eni Koçi pak kohë më parë ka treguar se ka kaluar Covid-19 pa shqetësime serioze, por p asojat duket se i kanë ardhur më vonë.
Eni Koçi në postimet e fundit në mediat sociale, ka treguar se tani ka shumë probleme me aromën e ushqimit. Ajo thotë se nuk ndjen shijen që kanë ushqimet, por çdo gjë i duket sikur mban aromë të keqe.
Postimi i Eni Koçit
“Pa fat me penet! Po më vijnë shumë mesazhe dhe e shoh që paska shumë persona me të njëjtin hall. Halli im kryesor nuk është mungesa e erës apo shijes, por fakti që ndjej një shije dhe erë të keqe në çdo gjë.
Tani dëshira ime më e madhe është të mos ndjej fare as shije, as erë, që të mund të konsumoj ndonjë ushqim normal. Për kthimin në normalitet nuk po pretendoj”, shkruan këngëtarja në postimin e fundit.
Kujtojmë se bashkë me të e ka kaluar Covid-19 dhe partneri i saj, këngëtari Genc Prelvukaj.