Rozë

E kaloi për herë të dytë Covid-19/ Djali i Robert Aliaj: Babi më lehtë, unë jo nuk ishte aq e lehtë këtë herë

Krist Aliajt, fronisti i Love Story ka qenë sot i ftuar në emisionin Rudina ku ka folur më shumë për jetën e tij. Ai tregoi se ditët e fundit ka qenë me Covid, ndaj ka munguar dhe në program.

Protagonisti i 'Love Story' do të jetë djali i Robert Aliajt - TV Mania

Kristi rrëfeu momentet e vështira kur ishte sëmurë dhe simptomat e reja me të cilat ishte përballur.

“Kam qenë unë me keq. E kalova për herë të dytë dhe ishte një eksperiencë shumë e çuditshme. Ishte ndryshe, kishte simptoma të tjerë këtë herë. Kisha disbalanca, nuk ecja dot në një drejtim, sikur mu mpi goja në një moment dhe isha shumë i shqetësuar. Mora doktoreshën në një moment dhe i thash çfarë po ndodh pasi po shkoja shumë keq. Por ajo më tha se ishte diçka normale. Ishte stadi i fundit para se të largohej virusi, por ishte një eksperiencë shumë e çuditshme”, tha ai.

Më tej foli dhe për gjendjen shëndetësore të babait, Robertit, i cili është gjithashtu ka qenë i infektuar me Covid.

“Roberti besoj është shëruar, e ka mbaruar atë karantinën zyrtare. Roberti është bishë, është shumë rezistent”, shtoi Kristi.

MË TË LEXUARAT

To Top