Pas dasmës, Ilir Shaqiri ka folur sërish për raportin e tij me Sabianin i cili mungon në ditën e tij më të rëndësishme.
Në emisonin “Goca dhe Gra” ai deklaroi se nuk ka asnjë arsye pse Sabianit t’i ngelë hatri me Ilirin.
Ai zbuloi se ka marrë ftesë nga Donaldi në emisonin e tij dhe e ka refuzuar atë. “I uroj gjithë të mirat Sabit. Nuk di nëse i ka ngelur hatri Sabit. Nuk ka asnjë arsye që t’i ngelë hatri Sabit me Ilirin.
Me Donaldin kam pasur komunikim vetëm kur kam marrë një ftesë nga ana e tij. Por do ishte e tepër të shkoja në një emision që e ka emrin më lër të flas”, tha Iliri.