Elgit Doda është një nga personazhet më të njohura dhe të dashura, sidomos pasi ka publikuar triologjinë e këngëve të tij, që ka hyrë në zemrat e të gjithë publikut.
Mëngjesin e sotëm, ai ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku, ndër të tjera ka folur edhe për mikun e tij Donald Veshaj, që është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në rrjet.
Ai tha se mendon që aktori e meriton plotësisht fitoren, ndërkohë që sqaroi edhe një herë fjalët që i tha atij në vesh, në momentin që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”
“Për fatin e mirë, jam në panel sot. E meriton fitoren. Realisht ai djalë aty ka shfaqur të gjithë dimensionet e veta, është shtrydhur deri në pikën e fundit. Sa lajme janë bërë për atë, të mbledhësh të gjithë bashkë ata, nuk janë bërë.
Unë hyra për Donaldin, por i këndova dhe Monikës. Unë e kam thënë që produksioni kur unë kam folur dhe është aluduar se i kam thënë diçka, është thënë vetëm “
I love you I love you, jepi forca” dhe si ka dalë aty “ke dalë keq”, s’ka lidhje. Unë i pashë të gjithë, është tjetër kur i shikon dhe tjetër kur i takon. Është presion i fortë psikologjik.”- rrëfeu Elgiti.