Jetojnë 15 km larg nga Saranda, por shumë qytetarë të Delvinës nuk kanë mundësi ekonomike të shkojnë qoftë dhe një ditë në plazh. “Ka shumë familje që prej vitesh nuk bëjnë plazh. Kur diskutohet buka, s’diskutohen plazhi.”
“Janë plot që s’kanë shkuar në plazh as unë vetë s’kam shkuar. Janë shezlongët të shtrenjtë më se ti paguajmë, kur je dhe papunë me se të vesh.”
Të moshuarit janë kategoria që e kanë totalisht të pamundur frekuentimin e plazheve. “Ne pensionistët s’kemi dhe asnjë mundësi. S’kam vajtur, po dole në pension s’na lënë ilaçet dhe të tjerat.”
“Vetëm pensionistë kemi mbetur. Ikin nga 10 deri 15 vetë në ditë. Gratë, vajzat e Delvinës ikin punojnë në restorante-hotele.”
Vetëm prej banoreve që takuan në Delvinë, pohoi se këtë vit ka shkuar në plazh. Por ajo ka frekuentuar vetëm hapësirën publike.
“Shezlongët janë të shtrenjtë për pagën që marrim ne. 10 mijë lekë është si shumë. Shkoj në plazhin publik ku gjej ndonjë vend me çadrat tona.”
Pushuesit këtë vit në bregdetin e jugut janë përballur dhe me rritje të çmimeve deri në 40%. Shumë prej tyre kanë zgjedhur plazhet publike. Ndërsa të tjera kanë zgjedhur të pushojnë më pak ditë se vitet e shkuara.