Avokatja e Fjolla Morinës ka dalë me një tjetër version sot në gjykatën e Shkallës së Parë në Kukës.
Report Tv ka raportuar se në seancën e zhvilluar sot, Aurora Guska ka thënë se ar ët e Morinës nuk janë a rmë zjarri, duke hedhur poshtë kështu edhe vetë versionin e këngëtares, e cila e ka pranuar se njëra nga a rmët është a rmë zjarri. Por avokatja thotë se njëra është pist oletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak.
“Kjo pis toletë nuk është ar më zjarri, por pis toletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e eg ra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe ndryshe është pis toletë zhurmuese, ndërsa tjetra është çakmak”, thotë avokatja.
Avokatja gjithashtu ka thënë se është shtyrë edhe seanca gjyqësore. “Fillimisht kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest në bu rg, me faktet pasi Fjolla është shtatzënë dhe është e pamundur që ajo të lihet në bu rg sipas nenit 230 pika 2. Na u la një kohë për të siguruar një kontratë qiraje banimi që ajo të vendoset me masën e sigurisë a rrest shtëpie ose në këtë kundërtën kërkoi dhe garanci pasurore. Gjatë kësaj kohe na u la koha e lirë për të konkluduar nëse do paraqesim garancinë pasurore ose kontratën e qirasë”, ka thënë avokatja.