Rozë

E kishte mike jashtë/ Meridiani flet hapur: Nuk e kam pritur atë sjellje nga Arjola, sepse kam…

Në shtëpinë e Big Brother është parë se miqësia e nisur nga jashtë mes Arjolës dhe Merdianit nuk është aq e ngrohtë dhe brenda shtëpisë.

Merdiani tha sot në Prime se Arjola brenda shtëpisë nuk është ajo që ka njohur jashtë , ndërsa Arjola tha se ajo e ka ndjerë të largët Meridianin dhe ndaj nuk është afruar.

Meridiani: Më duket sikur nuk je Arjola që kam njoh jashtë.

Arjola: Nuk e kuptoj këtë gjë.

Meridiani: Arjola është shumë e qeshur ka batuta pa fund jashtë,. Se kam dëgjuar kurrë të bërtasë. Këtu e shoh ndryshe, të tjerët mbase nuk e kuptojnë. Nuk jam xheloz për marrëdhenien e saj me Ilirin. Nejse secili këtu ka ardhur të bëjë lojën e tij.

Arbri: Nuk e di cfarë nënkuptojmë këta me miqësi, se ndryshe nuk do i bënin fare ato muhabete, mund të thonë që kanë njohje ,se ndryshe nëse ti e quan dikë mik, do dukej ajo gjë dhe brebnda po mua më duket shumë e ftohtë.

Balina: Marrëdhenia e tyre jashtë kaq miqësore nuk është reflektuar fare aty. Arjola mendoj do ta kishte gjetur një mënyrë për ta pritur, po nuk ndodhi, besoj se Merdiani është një lojtar që vërtet luan për vet që nuk do të pozicionohet në asnjë palë.

Arjola: Kjo bisedë ka ndodhur dje , unë kam prit që kur të vinte Merdiani të shkriftohesha pak , po nuk ndodhi, ai është afruar më shumë me Beniadën se me mua. Unë me Merdiani jemi miq.

Arbri: O Arjola po njeriu për miqësinë bëhet copë.

Arjola: Unë e kam ndjerë distant dhe prandaj nuk jam afruar. Nuk dua ti pena lizoj lojën dikujt,. Tani nuk doja ta shtyja këtë gjë, unë kam pas nevojë për njerëz nga jashtë që kanë qenë dhe miq të mi.

MË TË LEXUARAT

To Top