Fansat e Malumës janë më të “çmendurit” në botë dhe kjo gjë dihet tashmë. Në çdo koncert të tij ndodhin të papritura por kjo e fundit ishte ndër më interesantet.
Ylli kolumbian që e shijon në maksimum dashurinë që merr, zbuloi një moment nga prapaskenat në takimet me fanset kur mori propozim për martesë.
Teksa ka zhvilluar një koncert në Spanjë, Maluma ka takuar një fanse në prapaskenë e cila i dhuroi një unazë.
I gjithë propozimi i improvizuar është sigurisht thjesht një moment i ëmbël për fansen dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Vetë 28-vjeçari e ka ndarë videon në rrjetet sociale duke shkruar: U martova.
Ndërkohë ka marrë goxha vëmendje komenti i një prej miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij që i shkruan: “Më pëlqen më shumë Susi për ty, por gjithsesi urime”.