Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka dhënë sot dorëheqjen. Lënien e detyrës ai e kishte paralajmëruar një ditë më parë, por sot ua ka komunikuar zyrtarisht dhe ministrave të tij.
Në një takim të mbajtur sot paradite, që zgjati 30 minuta, Conte u ka komunikuar ministrave dorëheqjen dhe tashmë pritet që vendimin t’ia komunikojë dhe Presidentit.
Dorëheqja e Contes vjen në një kohë që ai arriti të fitonte besimin nga të dyja dhomat e Parlamentit, por një aleat i tij u largua nga qeveria.
Pak ditë më parë ish-kryeministri Matteo Renzi tërhoqi dy ministrat nga qeveria duke shkaktuar një krizë. Tashmë pritet që partitë politike në Itali të krijojnë një qeveri të re, që për ish-Kryeministrin Silvio Berlucsoni duhet të jetë “qeveria e bashkimit”, ose vendi do të shkojë në zgjedhje.