Rozë

E krahasojnë me aktorin turk dhe këngëtarin e njohur, Xhaferi që ishte në ”Për’puthen”: Jam më i bukur unë!

Xhafer Thaqi ishte i ftuar këtë të shtunë në Expuls nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora. Xhaferi foli për eksperiencën e tij në programin “Për’puthen” në intervistën e tij të parë pas daljes duke treguar gjërat pozitive dhe pakënaqësitë nga programi.Sharka ndaloi pak tek fakti që Xhaferin e krahasojnë në rrjet me Malumën.

Xhafer Thaçi - Revista Kosovarja

Për këtë fakt, Xhaferi nuk ndjehet plotësisht krenar pasi sipas tij, është më i pashëm se Maluma, ndërsa ky i fundit ka thjeshtë famën botërore!
Xhaferi foli për eksperiencën e tij në programin “Për’puthen” në intervistën e tij të parë pas daljes duke treguar gjërat pozitive dhe pakënaqësitë nga programi.Ndër të tjera, pyetjes se si i duken çiftet e krijuara nga Për’puthen, Xhaferi u ndal pikërisht tek Mikela dhe Erioni duke thënë se nuk i duken të vërtetë.“Le t’ja lëmë kohës t’a shohim sa të vërtetë janë, mua s’më duken. Sidomos çifti i fundit Mikela dhe Erioni, por koha do flasë.

Unë kam vërtetuar që nuk flas kot” – u shpreh ai!Në media është përfolur për Xhaferin dhe Trixën, pasi ky i fundit shpesh poston në InstaStory gjëra që lidhet me Beatrix Ramosaj dhe mbështetjen që ky i fundit i jep. Për të shuar zërat e portaleve, moderatori pyeti të ftuarin por ky i fundit jo vetëm qe nuk i shoi zërat e portaleve por i “ndezi” më shumë.“Nuk kam diçka me Trixën por mund të kemi! Pse nuk është për t’u mbështetur Trixa? është shumë e bukur”- u shpreh ai.

Simpatik dhe provokativ, njihuni me djalin e ri të 'Përputhen' që çmendi  vajzat

MË TË LEXUARAT

To Top