Gentian Zenelaj është mjaft aktiv në rrjete sociale, të cilat i përdor gjithmonë për të ndarë postime me humor me ndjekësit e tij.
Mirëpo së fundmi dikush e ka kritikuar për përdorimin e fjalëve të huaja, gjë e cila është kthyer në një fenomen vitet e fundit për shkak të globalizimit.
Pavarësisht se kritika nuk i ka pëlqyer fare dhe aq më tepër mënyra se si e ka marrë, Genti e ka kaluar edhe këtë situatë me humor.
“U bërët të gjithë italian! Sa shumë e keni qef ta humbasni gjuhën shqipe, kënaquni ju artistat, moderatorët etj. Sa keq për një aktor që nuk ka shprehje në gjuhën amtare”, i ka komentuar ndjekësi aktorit të humorit.
Ky i fundit është kapur pas fjalëve që personi në fjalë ka shkruar gabim dhe i ka mbyllur gojën në mënyrën më të mirë.
“A unë v d es për komente të tilla… ku shqipja shkruhet ‘u bërët’… ‘humbasni’… dhe madje përdor edhe fjalën shqipe puro ‘mod erator’… ty s’po të bëj bllok se qenke simpatik, më ngrejnë humorin tipat si ti”, i është kthyer aktori ndjekësit shoqëruar me disa figura që qesh me lot.