Rozë

E kritikuan shumë/ Ronela Hajati që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion: Klipi do jetë një përrallë

Pasi shkoi në Londër për të përpunuar këngën “Sekret” me të cilën do të na përfaqësojë në Eurovision, Ronela Hajati ka nisur punën për të xhiruan klipin e ri.

Këngëtarja ka punuar me producentë të njohur në Londër ndërsa ka premtuar një klip dhe performancë që do të mbahet mend.

Në një postim në Instagram, Ronela ka zbuluar se tashmë kanë përfunduar xhirimet e klipit. Ajo ka ndarë gjithashtu disa pamje nga klipi, që pritet të publikohet në mars,

i cili është xhiruar në disa lokacione të vendit. “SEKRET” është kënga ime përfaqësuese në Eurovision këtë vit!”, shkruan ajo.

Ajo shton: “Në 5 ditë xhirime me një staf të mrekullueshëm që ka bërë një punë kolosale do të sjellim ditët e para të marsit, në jetë videon e këngës sipas vizionit dhe dëshirës time dhe të gjithëve që i kanë kushtuar mbi një muaj kohë përgatitjes për këtë projekt.

Duke xhiruar në disa nga lokacionet më të bukura të Shqipërisë “SEKRET” do të jetë një përrallë! Unë mezi po pres.”

Ronela Hajati - Albania - Turin 2022 - Eurovision Song Contest

MË TË LEXUARAT

To Top