Rozë

E kujtoni Talulantin që kërkonte motër? Do habiteni se ku punon dhe çfarë ka treguar për Yllka Mujon

Donald Kokona është një arkitekt mjaft i zoti në Tiranë. Emri i tij mund të mos jetë i dëgjuar për të gjithë, por nëse kujton rolin e Taulantit në filmin “Taulanti kërkon një motër”, menjëherë të vjen në mendje fëmija më i famshëm i kohës.

I ftuar disa kohë më parë në një intervistë Donaldi ka rrëfyer si ka qenë jeta e tij herë si Taulant e herë si Donald.

“Sa herë shikoj një objektiv i shmangem. Nuk duroj dot. Në ato vite jam bezdisur nga situatat e atëhershme. Unë nuk e shikoj filmin kur e jep në televizor”, tha ai.

Në jetën reale, Donaldi e kishte një motër dhe një ndër kriteret që mendon se e kanë favorizuar ishte se dinte të llastohej dhe nuk ishte një fëmijë i urtë. E sa i përket punës me Yllka Mujon, Roza Anagnostin e të tjerë, flet me pasion.

“Mbaj mend një skenë kur Yllka Mujo më qël lonte dhe unë nuk qaja, se mendoja kush është kjo që më qël lon, s’është mamaja ime. Dhe unë nuk kam qarë. Në dublën finale, ajo më tërheq veshin dhe ma ka tërhequr aq shumë dhe unë prapë nuk qaja, më shumë qaja nga inati se sa nga dh imbja”, tregoi Donaldi.

MË TË LEXUARAT

To Top