Aktorja e njohur, Angelique Boyer, e cila është bërë njohur në telenovelën meksikane “Tereza”, ka befasuar të gjithë fansat e saj.
32-vjeçare deklaroi se do të shkëputet nga televizioni, përkohësisht. Angelique u shpreh se sapo të mbarojë xhirimet e serialit “Imperio de Mentiras”, që po transmetohet aktualisht në Meksikë, ajo nuk do të marrë pjesë në asnjë projekt të ri televiziv.
Arsyeja për këtë është një pushim që aktorja kërkon të marrë, për të paktën 1 vit. “Dua t’i jap vetes pak pushim, edhe pse nuk dua. Nuk do jem në ekran, të paktën për 1 vit”-tha Angelique Boyer.