10 vite më parë, një vogëlush indonezian, i quajtur Ardi Rizal, shòkoi botën me historinë e tij.
Ai asokohe ishte vetëm 2 vjeç, por megjithatë konsumonte 40 cigare në ditë.
Në atë kohë thuhej se vogëlushi kishte krijuar varësi nga duhani, gjë e cila i kishte shkaktuar dhe pròbleme shëndetësore.
Kjo histori mbushi të gjitha mediat botërore dhe të ndikuar nga ky presion, qeveria indoneziane reagoi dhe e dërgoi djalin në një qendër rehabilitimi.
Ardi arriti që të harronte zakonin e vjetër, por kjo u arrit me një kosto, ai nisi të ushqehej shumë e si rrjedhojë të shëndoshej së tepërmi.
Ai filloi të shtojë në peshë dhe brenda pak kohe humbi vetëkontrollin duke ngrënë gjithçka që i vinte në dorë.
Ardi tashmë është 12 vjeç dhe sipas mjekëve bën një jetë të shëndetshme, por megjithatë mbipesha e tij është e dukshme.