Rozë

E la Bora Zemanin për Beatrix, kjo është e mira e madhe që i ka ndodhur Donaldit/ I janë shtuar…

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është padyshim shtëpia më e përfolur dhe e diskutuar e momentit. Shikueshmëria ka kaluar pritshmëritë e saj, duke i mbajtur të gjithë shqiptarët të ngulur para ekranit për të pritur ndodhitë e ardhshme.

Kjo famë e padiskutueshme e show-t është reflektuar edhe në rrjetin social “Instagram”. Banorët e shtëpisë, edhe pse tashmë e kanë patur statusin “VIP”, kanë pësuar një ngritje marramendëse të numrit të ndjekësve të tyre në llogarinë e “Instagram”.

Emisioni i të dielës “Fun Club Big Brother VIP”, ka bërë me dije se kush janë pesë nga banorët e shtëpisë, që kanë patur ndryshimet më të mëdha të shifrave të folloëers-ave, duke publikuar numrin e ndjekësve para, dhe pas hyrjes së tyre në garë.

Në vendin e 5-të ndodhet Beatrix Ramosaj, e cila ka shtuar 44 mijë ndjekës në llogarinë e saj. Këngëtarja ka patur 520 mijë të tillë, të cilët janë shndërruar shumë shpejt në 564k.

Vendi i katërt i përket Einxhel Shkira. Gazetarja, që nga fillimi i programit numëronte 110.000 ndjekës për t’u kthyer në 150 mijë. Në vendin e tretë ndodhet Sarah Berisha. Nga 78.000, ajo tashmë numëron 135 mijë.

Në vend të dytë, kemi DJ PM, i cili vlen të thuhet se vetëm momentin e daljes është rritur me 24 mijë folloëers dhe gjithsej në total ka arritur shifrën e 80 mijë ndjekësish. Listën e kryeson Donald Veshaj, i cili ka arritur 186.000 ndjekës që nga hyrja e tij në shtëpinë e “Big Brother”.

Donaldi rrëfen njohjen me Bora Zemanin - Big Brother Albania Vip - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top