Rozë

E la dy orë ta priste në takim, Ana merr dhuratën e madhe nga Bledi: Mbaje fort kur të flesh





Bledi e ka pritur për 2 orë Anën për takimin e tyre që transmetohet puntatën e sotme në Për’puthen.

Gjatë bisedës, Ana ka zbuluar se stresi ndikoi shumë keq tek ajo ndaj u vonua shumë, por Bledi ishte kujdesur që t’i sillte një qenush pellushi dhe i tha që ta përqafojë në krevat që të ndihet mirë.

Ana: Më pëlqen qetësia, jo të turresh ta kap këtë. Dashuria tek meshkujt ndodh për 4 sekonda.

Bledi: Nuk është e vërtetë. Ti ke rënë në dashuri?

Ana: Kam rënë me kokë e këmbë.

Bledi: Po dhe je ngritur e je këtu.

Ana: Jam tip që stresohem me gjërat më të vogla. Dal në rrugë siç dua vetë. Paragjykimin e përjetoj keq. Një nga gjërat që ndikoi tek vonesa sot është dhe stresi.

Bledi: Shpresoj të më kesh mua gjithmonë me vete. Prandaj të solla këtë qen.

Ana: Do fle me të.

Bledi: Përqafoje fort në krevat.





MË TË LEXUARAT

To Top