Rozë

E la për Eduartin? Arbana Osmani i nis mesazh ish-burrit: Bjerë sërish në dashuri edhe pse mendon se të është thyer zemra

Nëse kemi thënë Arbana Osmani kemi thënë një nga personazhet më hermetike të showbizit shqiptar. Ndonëse është shumë e komentuar dhe njerëzit kanë shumë kuriozitet për jetën personale të moderatores, ajo është shumë e rezervuar.

Arbana Osmani shkëlqen në të kuqe në hapjen e spektaklit | Paparaci

Rreth dy vite më parë Arbana u bë kryefjalë e mediave rozë pasi u zbulua lidhja e saj me regjisorin Eduart Grishaj. Gjë kjo që doli në pah vetëm pak kohë pasi u zbulua di vorci i saj me bashkëshortin Ardit Kero, një emër jo i njohur për publikun.

Pavarësisht raportimeve të shumta, prezantuesja e “Big Brother VIP” vendosi të qëndronte në heshtje duke mos folur asnjëherë për di vorcin, teksa pak dihet nga lidhja e saj me regjisorin. Ata mirëpritën në jetë në 2020 djalin e tyre të parë, Diellin, teksa Arbana është sërish shtatzënë.

Një postim i saj në rrjetet sociale duket se tregon shumë për jetën e saj private. Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një thënie ku shkruhet: Bjer në dashuri, edhe pse ti mendon se është e pamundur pasi të është thyer zemra.”

Kjo duket si një referencë e ndarjes së saj nga ish-bashkëshortit dhe më pas rënia në dashuri me Eduartin. Ndonëse Arbana nuk ka zbuluar shkakun e divorcit të saj, ndarjet nuk janë të bukura dhe asaj mund t’i jetë thyer zemra, siç thuhet edhe në thënien e mësipërme. Megjithatë, kjo mund të jetë edhe një thënie motivuese që Arbanës i ka pëlqyer shumë dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj.

MË TË LEXUARAT

To Top