Shakira duket se ka hedhur një thumb ndaj Pique-s me veprimin e saj të fundit. Këngëtarja është është fotografuar teksa po linte shtëpinë në Barcelonë, së bashku me dy djemtë e saj.
Ajo ishte veshur sportive, por nga xhami i makinës të gjithë vëmendjen e mori kapelja që kishte vendosur.
“Me fat në dashuri”, shkruhej në kapele. Veprimi i këngëtares është komentuar si thumb ndaj Piques, i cili menjëherë pas ndarjes ka nisur një lidhje të re me Clara Chia Marti.