Rozë

E la të dashurën jashtë për lidhje në ‘Big Brother’, Zhaklina: Mua më pëlqen po sjell një model të ri

Gjatë spektaklit të Big Brother VIP është sjellë në diskutim historia e dashurisë që Kristi ka lënë jashtë, ndërkohë që ka nisur një romancë me Keisin.

Ndërkohë që Kristi deklaroi se historia me vajzën jashtë, Zazën ka përfunduar, reagoi vetë Zaza duke publikuar bisedat. Nga këto biseda në ditën e parë të Big Brother VIP, 24 dhjetor 2022, Kristi dhe Zaza flasin krejt dashuri me njëri-jetrin dhe duket se nuk ka asnjë krisje të marrëdhënies siç deklaroi Kristi, shkruan Albeu.com.

Por nga ana tjetër, opinionistja Zhaklin Lekatari tha se ky është një model për të mbështetur, një model ndryshe dhe modern që i duhet shoqërisë shqiptare.

Reagimi i plotë: Unë e mbështes historinë e Kristit dhe Keisit. Kristi është një djalë komplet ndryshe nga djemtë që jemi mësuar të shohim në shoqërinë shqiptare.

Ka një mënyrë tjetër të folurit, të perceptuarit të jetës, marrdhënies, vajzat. Më pëlqen që ka sjell një model të ri flirtimi që është më elegant, ka më shumë finesë, ka më shumë brishtësi, ka më shumë ngadalësim, ka më shumë njohje.

Mendoj që nëse Kristi ka lënë një marrëdhënie jashtë dhe unë do isha në vendin e asaj vajzës, do isha mirënjohëse që pashë të vërtetën live dhe partneri im nuk më gënjeu. Do isha falenderuese që ky personi me të cilin kam lënë këtë gjë përgjysëm më jep mua lirinë që unë të vazhdoj jetën time dhe të kuptoj kush është ky personi. Ta shoh të vërtetën që ky person nuk ka asgjë më me mua dhe po vazhdon nj histori tjetër.

MË TË LEXUARAT

To Top