Rozë

E la të lënduar edhe! Vetëm Beatrix e ka dashur, momentet kur thoshte: Kalleni këtë shtëpi, unë e dua këtë djalë

Një javë pasi Donaldi dhe Beatrix u lidhën në shtëpinë e Big Brother VIP, dyshja u kritikuan ashpër nga opinionistët, në veçanti nga Sonila Meço, e cila pikërisht në atë spektakël ishte prezente.

Madje një debat i ashpër u zhvillua nga studio, ku Sonila fajësoi në njëfarë forme Beatrix Ramosajn për gjithçka ndodhi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, këngëtarja kosovare kishte besim të madh tek raporti i saj me Donaldin, e madje tha se nuk i interesonte aspak çfarë mendonin të tjerët, pasi sipas saj e dinte shumë mirë se çfarë ndjente për Donaldin, si dhe ky i fundit për të.

“Unë e di çka ndjej edhe e di çka ndjen ky, koha do e vërtetojë. Çohuni edhe kalleni shpinë, boni çka doni, unë këtë djalë e du”, ishin fjalët e Beatrixës.

Theksojmë se Beatrix konfirmoi ndarjen nga Donaldi ditën e sotme përmes një Story që publikoi në Instagram ku shkruante “Histori falso”. Derisa nuk vonoi shumë ajo e hoqi edhe nga lista e miqve në Instagram, Donaldin si dhe Romeo Veshajn.

MË TË LEXUARAT

To Top