Lajme

E lanë 24 orë/ Mediat greke bëjnë gafën e madhe, ngatërrojnë Presidentin e Shqipërisë

Zgjedhja e presidenti të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj është raportuar edhe nga mediat e huaja, duke përfshirë shtetet fqinje dhe më gjerë.

Mirëpo, mediat greke kanë bërë një gafë me kreun e ri të shtetit shqiptar, pasi ka ngatërruar imazhin e tij. Siç shihet në artikullin e gazetës greke “Protothema” dhe disa mediave të tjera në shtetin fqinj, në lajmin e zgjedhjes së presidentit është përdorur foto kryesore imazhi i një gjenerali tjetër të NATO-s.‘Me 78 vota pro në parlamentin 140 anëtarësh, Begaj do të jetë president i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme.’- shkruan “Protothema” duke përdorur imazhin e një personaliteti tjetër.

Lajmi po bën rreth 24 orë i publikuar në web, por fotoja nuk është rregulluar ende.Grekët lënë nam, ngatërrojnë Presidentin e ri të Shqipërisë me dikë tjetër (foto)Presidenti i sapo zgjedhur Bajram Begaj një dite pasi mazhoranca miratoi ne Kuvend kandidaturën e tij, ka zhvilluar një takim jo zyrtar me ish-Presidentin Alfred Moisu.Takimi është zhvilluar jashtë Tirane.

Top Channel kontaktoi me ish-Presidentin Moisiu, i cili konfirmoi se kafja miqësore është kërkuar nga Presidenti Begaj.Të dy kanë biseduar rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, ndërsa ish presidenti nuk ka pasur ndonjë këshillë specifike për zotin Begaj. Biseda miqësore ka zgjatur rreth 1 ore e 30 minuta. Të dy kanë njohje të vjetër pasi vijnë nga i njëjti profesion ai i ush tarakut.

Grekët lënë nam, ngatërrojnë Presidentin e ri të Shqipërisë me dikë tjetër (foto)

MË TË LEXUARAT

To Top