Në romanin “Mos harro të më kujtosh” Liridon Mulaj e ka parashkruar fatin e zi të Myzerimit, atij që e thërrasin “jetimi”. Shkrimtarët e kanë ves të parashikojnë fatet e njerëzve, shoqërive, botëve. Nuk dihet në është një shqisë e veçantë, me të cilën janë të pajisur, por ndjeshmëria e tyre e mbarsur nga ndodhitë e përditshmërisë i çon të arrijnë në përfundime tro nditëse për të ardhmen shumë kohë para se ajo të trokasë në derë.
“Mos harro të më kujtosh” është një libër që flet, jo vetëm për Myzerimin e gjorë (ku dhe skena e v ra sjes është pothuaj e njëjtë), por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila nuk është në buzë të greminës, por ka rënë në të. Çështja jonë e mbijetesës si komb është sa i thellë ka me qenë honi, kur të na prekin këmbët dheun.
Nëse shohim historinë e shqiptarisë nga tkurrja si kokoshi një thelë e deri tek rre ziku i fshirjes nga faqja e dheut, përherë justifikim ka qenë i huaji. E patën fajin romakët, bullgarët, turqit, serbët a grekët, por asnjëherë ne vetë që çdo ditë të lume e kemi shtyrë duke luf tuar sho-shoqin, duke v ra rë mikun, fqinjin, të afërmin, gruan, vëllain, motrën, nënën, babën.
Jetojmë në një vend të padrejtë, thelbësisht të padrejtë, ku “këmbët po i bien kokës”. Në pushtet është një klikë, e cila e ka ndërtuar ardhmërinë e saj në thelbin e padrejtësisë.
Akti i fundit që ndodhi e që certifikoi këtë zallamahi qenë zgjedhjet që u njohën me turravrap nga këta “dramaturgë” që janë ulur në llozhën e teatrit, ku po luhet t ragjedia e zhbërjes së një kombi.
Tek e fundit, kur ha dhe thërrime do bësh. Thërrime është Myzerimi, për të cilin në gjithë këtë histori duhet të jemi të lumtur, se të paktën la jetën, por i doli emri. Për do ditë do ia thonë të tërë, madje edhe ata që e v ranë, deri tek vjershëtorët melankolikë të rrjetit. Por, ka Myzerimë të tjerë që u ka humbur ymri.
… dhe kjo do të harrohet. Koha do të thërrasë në skenë Dritan Lelin me shokë. Këta do e kenë fajin, por jo krejt, sepse fajtori i vërtetë është Sali Berisha dhe jo vetëm. Faj ka edhe Bashkimi Europian që nuk na qas në derë. Faj kanë dhe ca që nuk heshtin, këta “armiq të demokracisë” që pengojnë sukseset e ndritura të “Reformës në Drejtësi”. Faj kanë dhe shqiptarët që nuk janë të tërë profesionistë, se punë ka sa të duash… te kullat e barit.
Në fakt, më shumë faj ka Zoti që na hodhi në këtë vend.