Evisi, një tjetër telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ndau me shikuesit eksperiencën e saj si nënë e një vajze 12-vjeçare. Ajo thotë se marrja e këtij vendimi në një moshë të vonë e shqetëson tani që vajza është rritur.
Ndryshe nga telefonues, komentues e qytetarë që kanë shprehur mendimin pro për t’u bërë prindër në moshë të madhe, Evisi thotë se mosha është një problem, pavarësisht dëshirës. Për vetë atë, shqetësimi më i madh është mundësia për të ndjekur vajzën në vitet e mëvonshme, gjatë studimeve të larta.
Evis: Unë kam një vajzë 12 vjeçe, e kam bërë kur kam qenë 35 vjeçe. Aldo: E re, po. Evis: E re e kam bërë. Dëgjo është e vështirë, unë jam 46 vjeçe, e kam në klasë të shtatë. Aldo: Prapë e re je.
Evis: Unë e kisha në plan për të bërë një tjetër më mbrapa, më vonë, por problemi është se kush do ta ndjekë. Aldo: Po hë pra se na ra goja duke pyetur njerëzit.
Evis: Unë jam 46 vjeçe, po hyj për 47 për pak javë dhe them nuk i kam domethënë, nervat, mundësitë për ta ndjekur. Tani, dëshira është, më kupton se kush është ai që nuk do fëmijë, por ama mundësitë për t’i ndjekur dhe mosha bën të vetën.
Aldo: Po pra, të gjithë këta tani na thonë fjalë të urta jo kështu, po ashtu, problemi është, nuk mendon njeri për fëmijën.
Evis: Shoqet e mia i kanë fëmijët 23-24 vjeç, kanë mbaruar shkollat e larta etj, kurse unë e kam akoma në hapat e para dhe mendoj “kur kjo të shkojë në shkollë të lartë, unë do jem 60 vjeçe dhe a do kem mundësi ta ndjek?” Sado dëshirë të kem unë, nuk e di a do të kem fuqi. Ky është problem i madh.