Lajme

E martë e zezë! Dje humbi jetën i biri 17 vjeç, sot Covid-19 i merr jetën edhe babait





Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid edhe babai i 17-vjeçarit, Qamil Seiti. Lajmi i trishtë është bërë i ditur gjatë emisionit “Shqipëria Live” pak minuta më parë.

Lajmi i fundit/ Vdes nga Covid edhe babai i 17-vjeçarit

Luftar Seiti ndodhej i shtruar në spitalin Covid në gjendje të rëndë shëndetësore. Një ditë më parë Covid i mori jetën 17-vjeçarit Qamil Seiti. Ditën e sotme, në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, shoku i Qamilit tha ai nuk kishte asnjë sëmundje tjetër, prandaj u duket si ëndërr vdekja e tij.

“Kur flisnim për virusin, ai kishte merak vetëm nënën e babanë, nuk e mendonte se do të shkonin gjërat kështu. Ka pasur një vëlla dhe motër më të madh, që janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Xhuliano Mata.

Lajmi i fundit/ Vdes nga Covid edhe babai i 17-vjeçarit





MË TË LEXUARAT

To Top