Një lajm i trishtë ka ardhur sot për trajnerin e Lushnjes, Ilir Gjyla, i cili ka humbur parakohe bashkëshorten e tij, Arditën.
Një humbje jete e parakohshme kjo, që ka sjellë dhi mbje, jo vetëm te familjarët, por edhe te miqtë dhe personat e tjerë që e njihnin atë.
Në të kaluarën Ardita Gjyla ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë.
“Me hid herim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te koleges sone,bashkeshortes,mesueses,nenes drejtueses,shoqes Ardita Gjyla.Per te gjithe qe e kane njohur do lere nje boshllek te pafund.Fjalet jane te teperta ne kete rast.
I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I SAJ!”, njofton shkolla ‘4 Dëshmorët’ Lushjne.