Ajo është shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Asllës” në serialin “Dashuri bardh e zi” dhe së shpejti do e shohim edhe në serialin “Babil”.
Birce Akalay nuk ka qenë aspak mirë nga gjendja shëndetësore. Pak ditë më parë, 36 vjeçarja u ndje keq gjatë xhirimeve të serialit “Babil” dhe përfundoi në spital.
Ndërsa, sot mediat turke bëjnë të ditur se Akalay ka nisur terapinë fizike pasi vuan nga hernia diskale.
Aktorja e ka të vështirë t’i rikthehet xhirimeve të serialit dhe mësohet se ka refuzuar çdo ofertë për punë.