Ebru Özkan, apo e njohur te publiku shqiptar si Dilara te seriali turk ”Fate të kryqëzuara”, tash e ca vite është e martuar me aktorin shqiptar.
Ebru pas lidhjes disa vjeçare me aktorin shqiptar nga Shkupi, Ertan Shabani, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë më 3 qershor të vitit 2016.
Dyshja e aktorëve martesën e tyre e realizuan në një festë private, ku të ftuar kishte edhe aktorë shqiptar.
Ebru dhe Ertan, tashmë janë edhe prindër.
Kujtojmë, se Ebru dhe Ertani, janë ndër aktorët më të suksesshëm në Turqi.
Ndërkaq, Ertani tashmë është pjesë e njërit prej serialeve më të fundit që është duke u realizuar në Turqi.