Deputetja e PD, Grida Duma ka folur për fenomenin e Big Brother VIP që theu rekorde shikueshmërie. Duma tha se njerëzit e duan show-n më shumë se sa politikën për të cilën thotë se ka humbur pëlqimin.
Sa i përket banorëve VIP që u bënë pjesë e Big Brother, tha se Shqipëria po kërkon fjalën e vërtetëtë e të lirë. Ndërsa për fituesin, u shpreh se është shembull i mirë fitorja e Ilir Shaqirit, por sipas saj ka një pjesë të madhe të shqiptarëve që e gjejnë veten e tyre te Donaldi.
Grida Duma: Është një lloj tifozerie, marrje anë dhe militantizmi karakterial, domethënë lidhen me karakterët e individëve. Politika shfaqet jo vetëm larg shijeve por shqisave. Mënyra e të folurit në politikë, brenda përsëritjes e ka varfëruar atraktivitetin e politikës.
Normaliteti jetësor i tyre, për mua, ç’mitizimi i personit VIP ishte i nevojshëm. Dhe në komunikimin publik e mediatik, njerëzit ende nuk e kanë fituar lirshmërinë e vërtetë.
Kur ç’mitizohet kjo nga personazhe që i sheh nga Instagrami dhe media, vërtetësia preket më shumë. Shqipëria po kërkon fjalën e vërtetë, të rehatshme e të lirë.
Ne kemi hyrë në një problematikë të madhe se përpiqemi shumë të lexojmë. Në raport me aq sa i kam parë, i kam parë më shumë me sytë e të tjerëve dhe është shembull i mirë fitorja e Ilir Shaqirit. Ndërkohë një pjesë tjetër e gjejnë veten te Donaldi.