Rozë

E moshuara mbijetoi nën rrënoja më shumë se 177 orë, reagimi i të birit po bën xhiron e botës

Shpresat për të nxjerrë sa më shumë njerëz të gjallë nga tërmetet në Turqi dhe Siri nuk kanë marrë fund. Një lajm i mirë vjen nga Hataj i Turqisë, ku një grua e quajtur Saadet Sentag u nxor nga rrënojat e shtëpisë së saj pas 177 orëve.

Në një foto të publikuar në internet, shihet gëzimi i djalit të saj teksa ajo nxirret nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Kujtojmë që nga tërmeti me magnitudë 7.8 në Turqi dhe Siri, kanë humbur jetën mbi 24 mijë persona.

Autoritetet turke kanë kryer një valë arres.imesh të ndërtuesve të pronave të akuzuar për “neglizhencë” mbi shembjet e ndërtesave për shkak të tërmetit të javës së kaluar, mes zemërimit në rritje të publikut mbi reagimin e qeverisë ndaj katastrofës.

MË TË LEXUARAT

To Top