Rozë

E motra bën dhuratë Fifit, ajo prek me fjalët: Ma mbushe shpirtin po qaj i kam sytë me lot





Këngëtarja e njohur Fifi, është kthyer së fundmi në kryefjalën e mediave rozë me romancën e saj, me djalin misterioz, Xhuljon, me të cilin së fundmi flitet se është ndarë.

Fifi achieves a super success in 'Magic Song' and not just clicks - Muzika

Mirëpo, këtë herë ,Fifi ka tërhequr vëmendjen me një tjetër person të rëndësishëm në jetën e saj. Motra e saj i ka dhuruar një dhuratë modeste së fundmi, dhe me sa duket mjaft kuptimplotë për këngëtaren, pasi kjo e fundit është emocionuar shumë.

Dhurata, e cila përmbante një palë vëthë, ka arritur majde dhe ta përlotë këngëtaren. Ajo ka publikuar një bisedë me motrën në Instastory, ku ndër të tjera i ka shkruar: “M’i ke mbushur sytë me lot”.

“Domethënë janë të vogla gjërat që ma mbushin shpirtin! As nuk pretendoj të marrë më shumë se një kujtim të vogël nga njerëzit që kam!”, ka shkruar Fifi krahas bisedës.

Image

Image




MË TË LEXUARAT

To Top