Rozë

E ndarë nga Bruno tani/ Dalin fotot me fustan të bardhë, Ana po martohet?

Ana Gjini dhe Bruno Shemsho të cilët dolën si çift vitin e kaluar treguan se romanca e tyre nuk zgjati shumë. Dyshja në fjalë vetëm disa javë pas përfundimit të programit i dhanë fund romancës së tyre dhe me bindje themi se ndarja nuk ka qenë aspak miqësore.

Image

Në deklaratat e tyre pas ndarjes, dyshja kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit, por ende nuk kanë dhënë detaje reale që e kanë çuar në këtë vendim.

Megjithëse duket se gjërat mes tyre janë ‘sheshuar’ disi, pasi dyshja kanë krijuar jetën e tyre personale.

Ajo ç’ka fansat i ka surprizuar së fundmi është një story i Anës e cila shfaqet e veshur me një fustan nusërie dhe grim profesional.

Ana ka publikuar pak më parë foto e bërë nuse, ku përbri shkruan; çfarë nuse! Mos ndoshta Ana po martohet? Ose rikujtojmë që ajo është grimiere, e me shumë mundësi thjesht ka eksperimentuar me këtë look.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top