Mes protagonisteve te Big Brother Vip eshte edhe biondja bukuroshe Beniada Nishani. Ajo ka fituar zemrat e te gjitheve me perzemeresine dhe origjinalitetin, saqe me shqipen e saj te veçantë krijon edhe hilaritet ne shtepi.
Sonte, ajo ka rrëfyer një prapaskenë të një historie dashurie që askush nuk e dinte. Beniada ka rrëfyer se ka qenë e lidhur 7 vjet, që kur ishte 16 vjecc, me Mattia De Sciglio, futbollisti i Juventusit dhe ish-kapiteni i Milanit, pikërisht kur ky luante te kuqezinjtë…
“Kam qenë e lidhur me të për 7 vjet dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa të ndahem. Jam e sigurtë që ai po më ndjek ende dhe më do ende…”.
Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, është konsideruar si një yll i ri në showbizz-in italian, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl.
E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali. 29-vjeçarja spikat si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të “Mediasset”.
Fotot e saj ku shfaqej sensuale bënë shumë bujë pas deklaratës për “Panorama Plus”, se është mbesa e Presidentit Bujar Nishani.
Për Vitin e Ri 2017 ishte protagoniste e kalendarit të Enrico Ricciardi-t, fotograf i famshëm nga Milano, që ka zbuluar disa shoëgirl-e të njohura në Itali, nga Nina Moric e deri te Belen Rodriguez.