Rozë

E njohu të shoqin në ‘Big Brother’, Neda është shtatzënë për herë të tretë/ Zbulohet gjinia

Neda Balluku prej nisjes së sezonit të ri të “Për’puthen” është ulur në kolltukun e mblesit, teksa i ka dhënë ngjyra dhe dinamikë programit.

Ky i fundit ka nisur me mbrëmjet “Prime” dhe duket se kjo e sotmja është kryekëput për Nedën. Ajo ka zbuluar se do të bëhet nënë për të herë të tretë.

Edhe pse bashkëshorti i saj, Ogreni nuk iu bashkua studios për “ Baby gender reveal”, ishte Bora ajo që e shoqëroi Nedën dhe pas dy djemve do të vijë në familjen Balluku një vajzë. Teksa u shpreh e lumtur dhe e emocionuar Neda tha dhe dy fjalë për të voglën që do të vijë në jetë.

“Do të kujdesem që të jetë e lumtur gjithmonë”.

MË TË LEXUARAT

To Top