Lajme

E nxorën jashtë avionit, mjeku degjeneron Ramën: E kuptuan edhe Gjermanët se kush e udhëheq Shqipërinë

Denis Hidri ka reaguar në rrjete sociale pas skandalit të kryeministrit Rama të cilin e ‘fluturuan’ nga avioni i Lufthansës pasi nuk pranoi të vendoste maskën anti-COVID.

Hidri ironizon Ramën teksa shkruan se 90 për qind e njërëzve në Shqipëri kërkojnë punë pasi prej 9 vitesh udhëheq një njeri pa tru dhe pa zemër.

Një mjek anglez thotë: “Në Angli, mjekësia ka ecur aq shumë përpara sa ta presin mëlçinë një njeriu ia vendosin një tjetri dhe për 6 javë ai del kërkon punë.

Një mjek Gjerman thotë: “Kjo nuk është asgjë në Gjermani, marrim pjesë të trurit tek një person, ia vendosim një personi tjetër dhe për 4 javë ky del kërkon punë”.

Mjeku Rus thotë: “Kolegë të dashur, ne marrim një pjesë të zemrës tek një person, ia vendosim një tjetri dhe ky për dy javë del dhe kërkon punë.”

Mjeku shqiptar qesh dhe thotë: Të gjithë ju as që mund ta imagjinoni atë që ka ndodhur në Shqipëri: Para 9 vitesh morëm një njeri pa tru, pa zemër, dhe pa mëlçi dhe e bëmë kryeministër. Tani 90% e vendit po kërkon punë!!!!

MË TË LEXUARAT

To Top