Këngëtarja e njohur Lindita Halimi ka hedhur poshtë thashethemet për ndarje nga bashkëshorti amerikan, Big D. Ajo ka rrëfyer se postimet me partnerin prej 12 vitesh në rrjetet sociale janë të pakta për shkak se ka vendosur që të ndajë jetën personale nga biznesi.
Në një intervistë për “Abc-ja e Mëngjesit”, këngëtarja iu referua para gjykimeve të njerëzve për bashkëshortin e saj duke thënë se “askush nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës, jam martuar për personalitetin e tij”, ndërsa iu uroi çdo femre në botë “të ketë dashurinë dhe respekt aq të madh që unë kam.”
“Më vjen mirë që njerëzit janë të hapur ndaj popujve të tjerë. As ti dhe as unë, nuk kemi zgjedhur etnicitetin se kujt duhet t’i përkasim. Domethënë njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës.
Unë nuk jam martuar me dikë për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, jam martuar për personalitetin e tij, për mënyrën se si më ka respektuar gjithë jetën, mënyrën se si më ka dashur dhe i uroj çdo femre në botë të ketë dashurinë dhe respekt aq të madh që unë kam, pavarësisht se me kë martohen, me kë janë.Po thanë ata që u ndava, do ndahem unë vërtet (qesh).
S’kam bërë asgjë për tu mbyllur gojën njerëzve. Kam shprehur dashurinë për personin që ka qenë me mua prej 12 vitesh tashmë, ne u plakëm bashkë.
Rrjetet sociale i mbaj për provimin të muzikës dhe transformimit. Çdo video paguhet dhe është biznes. Rrjetet sociale janë biznes dhe mundohen që jetë private mos ta përfshij në biznes. Mund të ndikojë për mirë apo për keq, por kam vendosur t’i ndaj. Nuk është e thënë të postoj çdo moment, nga zgjimi dhe rënia sërish në shtrat, nuk është diçka që e bëj çdo ditë. Gjërat që postoj nuk kanë të bëjnë me jetën time personale, është jetë Instagrami”, tha Lindita.