Rozë

”E pangopur që hap vetëm probleme”/ Gruaja e Aleksit thumbon Rudina Dembacajn

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj, më të cilin aktorja ka dhe një vajzë është bërë dashur pa dashur pjesë e medias dhe rrjeteve sociale.

Aleksi ka nisur një lidhje të re dashurie, me Marisën me të cilën edhe është martuar. Marisa është bërë gjithashtu pjesë e rrjeteve sociale dhe është shumë aktive.

Së fundmi ajo ka nisur një bashkëbisedim më ndjekësit ku nuk mungoi pyetja se si është të jesh në lidhje me një burrë të divorcuar dhe më fëmijë.

Por këtë pyetje duket sikur mezi e ka pritur dhe është e vetmja të cilës i është përgjigjur, ajo e ka marrë shtruar dhe i ka kthyer një përgjigje tejet të stërgjatur.

Mes të tjerash në sy bie sul mi për “ish-partneret” negative të burrave të divorcuar.

“Do nisem nga marrëdhënia ime. Nëse ish-partnerja nuk është e ngopur me jetën që ka dhe do të ketë dhe jetën tënde ky është problem shumë i madh. Do të mundohet në çdo moment të të shka tërrojë marrëdhënien, sepse mendon se bota rrotullohet rreth saj. Partneri duhet të verë pikat mbi i. Në disa raste mund të përdorin fëmijët për të shkaktuar probleme.”

Por ndër të tjera ajo ka këshilluar ndjekësen e saj se nuk duhet t’i flasi kurrë fëmijës së saj keq për nënën. Marisa tregon se marrëdhënia e sja me Viktorian, vajzën e Rudinës dhe Aleksit janë të shkëlqyera.

MË TË LEXUARAT

To Top