Lajme

E pati djalin katër muaj në koma, shqiptarja tregon mrekullinë që ndodhi te Kisha e Laçit: Mjekët ia hoqën shpresat po ai, ndodhi te Kisha…

Prej disa muajsh, nuk mund të shkonin në Kishë pasi u mbyll gjithçka nga pándemia e korònavirusit. Me lehtësimin e masave, dita e sotme mund të konsiderohet si një ndër ditët me fluksin e pelegrinëve.

A1 Report - Speciale, Pelegrinët e një Kishe "magjike" A1 Report udhëtim drejt Laçit - YouTube

Një grua nga Malësia e Madhe ka folur për Fax News duke treguar se shkon të martën e parë të çdo muaji në Kishën e Laçit prej mrekullisë që i ka bërë me djalin, i cili pësoi aksident të rëndë disa vite më parë.

“Ka 8 vjet që vij një herë në muaj, çdo të martë të parë sepse ka bërë mrekulli. Më ka pas bërë djali një aksident me motor, më ka qëndruar 4 muaj në koma. 5 vjet nuk ka mundur të lëvizë, ka bërë 15 operacione. Falë Kishës së Shna Ndout sot është në punë e i fejuar”, tha ajo.

Një pjesë e madhe e njerëzve besojnë tek mrekullia që bën Kisha e Laçit dhe nuk hezitojnë që të luten apo ndezin qirinj duke shpresuar zgjidhje për problemet që mund të kenë.

Historitë e mrekullive të Kishës së Laçit – AktivPress

MË TË LEXUARAT

To Top