Beatrix Ramosaj ka qenë një nga banoret më të përfolura të “Big Brother VIP” për shkak të lidhjes me Donald Veshaj.
Ajo shpesh është cilësuar si vajza që ra pre e lojës së Donaldit dhe produksionit e mesa duket ajo vetë bie dakort me këtë mendim tashmë.
Dje Beatrix së bashku me Fifin kishin hapur nje video Live, ku nga fjalët e thëna u duk se dyshja ka hatërmbetje ndaj produksionit.
Në video dëgjohet Beatrix teksa shprehet se nuk ka arritur të gjejë disa pjesë të bukura qe i ka kërkuar ndër videot e publikuara nga produksioni i “Big Brother VIP”.
Me pas është Fifi ajo qe ja kthen se ato pjesë nuk janë asgjëkundi pasi produksionit nuk i hynte në punë t’i publikonte.
Beatrix: Xhirimet e asaj nate nuk i kam gjetur kurre
Fifi: Se s’janë asgjëkundi, se kane dashur te nxjerrin Fifin veç kur qan
Beatrix: Edhe Trixën vec kur…
Fifi: Vec kur s’ka ditur te flas, kur ka ditur të flas i kanë fshirë ato gjera se s’u kanë hyre në punë.