Eleni Foureira ka qënë në qëndër të vëmëndjes kohët e fundit ku shumë media të greke aluduan se ishte në pritje të ëmbël.
Së fundmi Foureira ka konfirmuar zërat përmes disa fotove që ka shpërndarë në rrjetet sociale. Ajo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur pranë partnerit të saj, futbollistit të njohur Alberto Botia.
Thashethemet se këngëtarja është në pritje të fëmijës së saj të parë qarkulluan që në verë, kur këngëtarja anuloi të gjithë turneun e saj veror.
Eleni dhe Alberto thuhet se janë me njëri-tjetrin që nga viti 2016 por ata asnjëherë nuk e kanë bërë publike romancën e tyre.