Veterani i tingujve, Redon Makashi, së fundmi ishte i ftuar në emisionin ‘Rudina’. Si rrallëherë, këngëtari hapi zemrën, teksa zbuloi se është i dashuruar por pa zbuluar emrin e gruas që i ka vje dhur zemrën.
Duket, se vajza në fjalë, ka ‘bindur’ më në fund këngëtarin të shkojë drejt martesës, pasi ky i fundit u shpreh se orët e beqarisë kanë përfunduar dhe ka ardhur koha për të provuar martesën, ndërkohë që tashmë është rreth të 50-tave.
“Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar, janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po. Unë do ta provoj një herë martesën, e kaluam gjithë kohën, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar!”, tha ai i ftuar në emisionin “Rudina”.
“Është gjithmonë ajo silueta bionde që kam unë në imazhin tim, me të cilën ti je i dashuruar?”, e pyeti moderatorja.
“Përveç klipit që doli një brune”, shtoi Redon Makashi, duke lënë të kuptohet se partnerja e tij është një vajzë bionde.