Personi që shihni në foto është Lorenc Kreka, është mes 4 vi kt imave që ndërruan jetë nga koronavirusi në vendin tonë në këto 24 orët e fundit.
Mësohet se 37-vjeçari nga Korça ka humbur betejën me COVID-19 ditën e djeshme, ndërsa la pas bashkëshorten me dy fëmijë të mitur.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se Kreka prej disa ditësh qëndronte në spital, ndërsa me koronavirus ishte prekur dhe babai i tij, i cili fatmirësisht arriti të shpëtojë.