Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në emsionin “LST” ku një nga konkurentet ka puthur të ftuarin, artistin e njohur Robert Berisha.
Si duket një nga konkurrentet ka pasur një pëlqim shumë të madh për të. Kleona Tela është emocionuar jashtë mase nga prezenca e tij në studio sa ka bërë që moderatori t’i sugjerojë ta puthë më mirë Robertin që të heqi emocionet.
“Shko puthe njëherë të heqësh gjithë merakun”, i ka thënë Eni. Ajo është ngritur menjëherë dhe ka pyetur se ku mund ta puthi Robert Berishën.
Kleona e ka puthur në buzë dhe kjo situatë është kaluar me të qeshura në studio si nga ana e Robertit, por edhe nga konkurrentët e tjerë.